Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Elbasanit, i komunikon akuzat Lefter Kokës

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 11:55 | Kronikë
SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Elbasanit,  i komunikon akuzat

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj Lefter Kokës edhe për inceneratorin e Elbasanit. Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, SPAK ka mbyllur hetimet edhe për këtë impiant të përpunimit të mbetjeve dhe gjatë të enjtes paradite i ka komunikuar akuzat ish-ministrit të Mjedisit.

Koka u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. Gjithashtu, SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit.

Ish-ministri i Mjedisit ndodhet në burg, pasi gjykatat disa herë kanë hedhur poshtë kërkesën e tij për t’u gjykuar në gjendje të lirë. Për këtë çështje, në burg u rikthye edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

https://a2news.com/video/arrestimi-i-lefter-kokes-tenderat-e-inceneratoreve-dhe-roli-i-ish-ministrit/
https://a2news.com/2022/10/17/paralajmerimi-i-avokatit-lefter-koka-eshte-i-semure-por-gjalle-do-te-dalin-fakte-qe-nuk-i-keni-degjuar-deri-tani/

A2 CNN Livestream

Dita jonë