36 vjet nga tragjedia, gjendet në fund të detit anija kozmike Challenger

Publikuar më: 11/11/2022, ora 07:33

36 vjet nga tragjedia, gjendet në fund të detit anija kozmike Challenger

Publikuar më: 11/11/2022, ora 07:33

Një pjesë e anijes kozmike Challenger e cila u zhduk në vitin 1986 pas një shpërthimi në bord, është gjetur rastësisht në Oqeanin Atlantik.

Zbulimi i rrallë u bë nga zhytësit e një ekipi që zhvillon dokumentarë, teksa po kërkonin rrënojat e një avioni të Luftës së Dytë Botërore në brigjet e Floridës.

Ata njoftuan menjëherë agjencinë e programeve hapësinore për këtë gjetje, e cila do të hedhë edhe njëherë dritë për ngjarjen e pazakontë që ndodhi 36 vjet më parë.

Challenger shpërtheu në flakë 73 sekonda pasi u ngrit nga Qendra Hapësinore Kennedy më 28 janar. Të shtatë anëtarët e ekuipazhit humbën jetën, duke përfshirë edhe mësuesen Christa McAuliffe, e cila ishte një pikë kyçe për udhëtimin e planifikuar.

Hetimet e mëvonshme e gjetën fajin në një pjesë të vidave forcuese, të cilat nuk përballuan dot temperaturat e ulëta. Megjithatë, kjo teori nuk u provua kurrë plotësisht, pasi pavarësisht kërkimeve për disa dekada, Challenger nuk u gjet dot.

Aktualisht, NASA ende nuk i ka nxjerrë nga deti rrënojat, por do të dalin në dritë për të bërë një përkujtim për viktimat e kësaj tragjedie të rëndë.