Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Do ta shërojmë me shtriganë”, Senegali përfshin Sadio Mane në listën e Botërorit

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 12:00 | Futboll

Pas disa ditë spekulimesh mbi praninë e tij në Botëror, Sadio Mane është përfshirë nga Senegali në listën e të grumbulluarve për “Katar 2022”.

Sulmuesi i Bayern Munchen u dëmtua në fitoren 6-1 të Bayern Munchen ndaj Werder Bremen dhe u duk e vështirë të rekuperonte në kohë.

https://a2news.com/2022/11/09/lajmi-me-i-keq-per-sadio-mane/

Por, Sekretarja e Përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura, habiti të gjithë ditën e djeshme kur tha se përfaqësuesja afrikane do të bënte të pamundurën që ta shëronte, madje do të përdorte edhe shtriganët.

“Do të fusim në punë shtriganët. Nuk e di sa efikasë do të jenë, por do të provojmë çdo gjë. Shpresojmë të bëjnë mrekullinë sepse duhet ta kemi me vete në Botëror”, tha senegalezja për radion “Europe 1”.

Ndërsa sot, trajneri i Senegalit publikoi listën ku bën pjesë edhe ish-futbollisti i Liverpool, i cili në renditjen e Topit të Artë të këtij viti zuri vendin e dytë, pas fituesit Karim Benzema.

Një lajm i mirë jo vetëm për Senegalin, por për të gjithë futbolldashësit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani