“Jam penduar që nuk e bleva”, Klopp zbulon futbollistin që ka dashur më shumë ta ketë në skuadër

Publikuar më: 11/11/2022, ora 09:40
klopp humbja e pare 1024x576

“Jam penduar që nuk e bleva”, Klopp zbulon futbollistin që ka dashur më shumë ta ketë në skuadër

Publikuar më: 11/11/2022, ora 09:40

Jurgen Klopp ka vlerësuar sulmuesin e Tottenham, Son Heung-min, duke thënë se është penduar shumë që nuk e ka blerë kur e pati mundësinë.

Trajneri i Liverpool nuk arriti t’ia “rrëmbejë” koreano-jugorin Hamburgut, në vitin 2013, i cili përfundoi te Bayer Leverkusen.

“Ka qenë një nga gabimet më të mëdha të karrierës sime që nuk e bleva. Është i jashtëzakonshëm, i klasit botëror, një nga sulmuesit më të mirë në botë”, tha trajneri gjerman.