Hashashi në sera, punëtoreve në Berat u ishte thënë se do vilnin ullinj

Publikuar më: 11/11/2022, ora 10:14

Hashashi në sera, punëtoreve në Berat u ishte thënë se do vilnin ullinj

Publikuar më: 11/11/2022, ora 10:14

700 arka dhe 8 thasë me boçe hashashi me peshë 870 kilogramë u sekuestruan në një serë në fshatin Rërëz të Beratit. Operacioni I koduar Stuhia çoi në pranga 11 persona mes tyre dhe pronarin e serës që kishte lënë me qira, ambient ku bëhej mbjellja dhe paketimi I lëndës narkotike. Efekte tabele emrat e te arrestuarve.

Drejtori I Policisë Kriminale, Neritan Nalbati, tha se veç të arrestuarve u shoqëruan dhe 95 punëtore të cilat vinin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës. “Në ambientet e brendshme të serave janë gjetur disa shtetase, nga zonat periferike të Tiranës, të cilat kryenin përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike kanabis. Këto shtetase janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, nxjerrjen e përgjegjësive dhe evidentimin e rolit të secilës prej tyre në këtë veprimtari kriminale”, tha ai.

Në vijim të këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të serave dhe sekuestruan në cilësinë  provës materiale, 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi dhe 8 thasë të mbushur me boçe kanabisi, me peshë totale rreth 870 kilogramë lëndë narkotike.

Nallbati sqaroi se prej 1 muaji policia e mbante nen mbikëqyrje seren dhe personat e përfshire në mbjellje dhe trafikun e hashashit. Shumica e punëtoreve janë po hetohen në gjendje të lirë ndërsa mësohet se ato paguheshin me 5 mijë lekë dita. Gjatë marrjes në pyetje disa prej tyre kanë thënë se ishin mashtruar lidhur me punësimin pasi u ishte thënë se do vilnin ullinj e më pas kërcënuar për të mos lënë punën.