Kompromis për liberalizimin? Shtetet anëtare përmendin si datë 1 nëntorin e vitit 2023

Publikuar më: 11/11/2022, ora 11:06
KOSOVA LIBERALIZIMI frame 151 1280x720

Kompromis për liberalizimin? Shtetet anëtare përmendin si datë 1 nëntorin e vitit 2023

Publikuar më: 11/11/2022, ora 11:06

Në takimin e grupit të punës për vizat në Këshillin Europian, shtetet anëtare përafruan qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur nis edhe zbatimi i sistemit Evropian ETIAS. Evropa e lirë që citon burime diplomatike, thotë se ky është një kompromis mes kërkesës së Francës për kushtëzimin e liberalizimit me sistemin ETIAS-it dhe kundërshtimit të shumë vendeve tjera që të mos ketë lidhje mes të dyjave.

Në fund, është përmendur Etias, por edhe një datë konkrete për liberalizimin. Sistemi digjital Etias synon forcimin e kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza nga jashtë BE-së dhe duhej të kishte hyrë në funksion që në vitin 2022. 

Presidenca çeke e bllokut tha përmes një njoftimi se shtetet anëtare kishin diskutuar mbi një kompromis, sa i përket kërkesës për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionimin e sistemit ETIAS. Sipas njoftimit zyrtar, është shënuar përparim në negociata, por ende nuk ka një konsensus.