Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Marrin nga 1 milion lekë e ikin”. Një shëtitje e vetmuar në fshatin e braktisur shqiptar

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 13:43 | Sociale

Rrugë të boshatisura, banesa të braktisura dhe nëse endesh për orë të tëra, zor se mund të takosh ndonjë person, që natyrisht është i moshuar. Kjo është panorama aktuale në fshatrat kufitare të bashkisë së Dropullit, Radati dhe Peshkëpia.

Dikur me mbi 750 banorë, sot zor se mund të numërosh rreth 50 prej tyre. Ndërsa për kopshte dhe shkolla as që bëhet fjalë, pasi në këtë zonë nuk ka më as fëmijë dhe as të rinj.

Kur i pyet ata pak banorë që kanë mbetur, se përse janë larguar të rinjtë, të japin këtë përgjigje: “Me se do të rrojnë në fshat, zgjedhin një jetë më të mirë. Këtu ka njerëz që marrin nga 1 milion lekë dhe ikin. Nuk kemi kushte ne pleqtë, jo më ata”.

Dhe natyrisht braktisja e zonës, është pasuar edhe me heqjen e shërbimeve përfshi edhe atë më elementarin, transportin.

Me sa duket Radati dhe Peshkëpia shumë shpejt do të hyjnë në listën e atyre fshtrave për të cilët mund të thuhet se kanë qenë dikur.

https://youtu.be/QjWaR9i-Vt8
https://a2news.com/2022/11/10/3-ore-larg-madridit-fshati-spanjoll-shitet-per-260-mije-euro/
https://a2news.com/2022/11/07/buzi-si-ne-mesjete-mbushin-uje-tek-i-vetmi-burim-i-fshatit-nuk-kane-as-tubacione/
https://a2news.com/2022/11/06/fshati-i-izoluar-dhe-rebel-ne-maqedonine-e-veriut/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu