Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Modric vë veten në lojë pas gabimit foshnjarak

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 08:36 | Futboll

Luka Modric ka habitur të gjithë tifozët e futbollit me rastin e humbur në ndeshjen Real Madrid-Cadiz, të fituar 2-1 nga madrilenët.

Kapiteni i Realit, në minutën e 79, nuk përfitoi nga një pasim i Vinicius dhe me portën e boshatisur e dërgoi topin jashtë.

Pas ndeshjes, kroati bëri shaka me veten në rrjetet sociale.

“Thonë që paskam humbur një rast shumë të pastër”, shkroi mesfushori kroat në Twitter.

A2 CNN Livestream

Dita jonë