Ndoj refuzoi Kombëtaren, Bushi: Duam lojtarë që e ndjejnë fanellën e Shqipërisë

Publikuar më: 11/11/2022, ora 17:10
shpresat kombetarja  1280x720

Ndoj refuzoi Kombëtaren, Bushi: Duam lojtarë që e ndjejnë fanellën e Shqipërisë

Publikuar më: 11/11/2022, ora 17:10

Braktisje e ngjyrave kuqezi. Nuk ka terma të mesëm për vendimet e Andrea Ndoj, që shpesh kanë ndryshuar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo bazuar në të kaluarën që tregoi Alban Bushi, trajneri që e afroi te Kombëtarja Shpresa.

Mbrojtësi i Olympiacos refuzoi ftesën e Kombëtares A për miqësoret me Italinë dhe Armeninë, duke këmbëngulur se do të përfaqësojë helenët.

“Ndoji bëri dy zgjedhje brenda një muaji. Te U-17 ka qenë me profesor Xhemën. Vajti sërish te Greqia. Në një kohë që nuk po e merrte Greqia, unë e ndoqa me disa video, me Olimpiakosin B, jo me të parin. Më pëlqeu! Kontaktova me prindërit e tij dhe i thash ta mendonin nëse do të ishte pjesë e U-21 përsëri. Po më thanë me shumë kënaqësi. Erdhi u bë pjesë e U-21. Hodhi një firmë që ndryshon federatën që e bën nga greke në shqiptare, sepse duhet një firmë”, tha Bushi.

Për një histori që përsëritet, trajneri i kuqezinjve të vegjël theksoi se Shqipëria ka nevojë vetëm për futbollistë që e ndjejnë fanellën.

“U kthye në Greqi, e mori ekipi i parë. Tha që nuk do të luajë më me Shqipërinë, do të luajë për Greqinë. Nuk ka asnjë lloj problemi për ne. Ne duam lojtarë që ta ndjejnë fanellën e Shqipërisë. Nëse ai është me dy mëndje… Mbase ka dhe të drejtë, është rritur atje, ka bërë shkollën atje, ka lindur atje, nuk ka asnjë lloj problemi për ne. Thjesht ne duam lojtarë që ta ndjejnë fanellën e Shqipërisë dhe mos të ‘luajnë’ shumë me ne. Lojtarë ka Shqipëria plot”, u shpreh Bushi.

Ekipi Shpresa do të luajë dy miqësore në transfertë, më 16nëntor në San Marino dhe në datën 20 në Malin e Zi.