Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Do të përdoren të gjitha metodat e mosbindjes civile

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 12:52 | Politikë
Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Do të përdoren të gjitha

Të gjitha metodat e mosbindjes civile do të përdoren nga opozita në shesh në protestën e 12 nëntorit. Këtë deklaroi kreu demokrat Sali Berisha 1 ditë para protestës, duke u rezervuar në detaje, por theksoi se detyrat mes partisë demokratike dhe partisë së lirisë për organizimin e tubimit janë ndarë. “Populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij nesër në protestë. Detyrat janë të ndara. Unë kam fjalimin, bashkëpunëtorët kanë skenarin. Të tjerët kanë himnin dhe kështu me radhë”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Sipas tij, protesta e 12 nëntorit do të shënojë kulmin e zemërimit të popullit shqiptar ndaj qeverisë së Edi Ramës. “Revolta, padurimi i qytetarëve shqiptarë po kulmon, po rritet çdo orë dhe me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme në ora katër të pasdites si një ngadhënjim të plotë të popullit opozitar, si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më, armikun e egër të votës së tyre të lirë”.

Para qytetarëve që do të mblidhen poshtë zyrës së Edi Ramës, kryedemokrati tha se do të paraqesë një paketë antikrizë për vendin. “Qytetarët shqiptarë nesër do njihen me alternativën anti-krizë të PD dhe opozitës. E çelim me atë protestë, një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar”.

Pavarësisht ndarjes në grupimeve, Berisha u kujdes të ftojë të gjithë demokratët në protestë, përveç Lulzim Bashës. “Duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme qe lidhet me paratë ruse. Në seli vazhdon hetimi”, tha ai. Kryetari i PD i bëri thirrje policisë që të mos provokojë qytetarët dhe të mos kthehet në mercenare e Kryeministrit.

https://a2news.com/2022/11/11/protesta-e-opozites-berisha-revolta-e-qytetareve-kulmon-neser/

A2 CNN Livestream

Dita jonë