Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Rotacionin e bëjnë ndërkombëtarët”, Islami: Rama, sekser i një grupimi të caktuar në Perëndim

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 21:35 | Politikë
“Rotacionin e bëjnë ndërkombëtarët”,

Ish ministri i Jashtëm, Kastriot Islami ishte i ftuar në emisionin Intervistë në A2 CNN ku foli për disa nga temat kryesore të politikës së ditëve të fundit, nga zgjedhjet vendore, përçarja e opozitës dhe ambicia e kryeministrit Edi Rama për një mandat të katërt.

Për Kastriot Islamin, opozita u përça pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës, por edhe përpjekjeve të mëdha të Edi Ramës për të realizuar një gjë të tillë. Ai shprehu rezerva për ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili sipas tij pranoi se kishte pasur presion nga ambasadorja amerikane për të ‘dëbuar’ Sali Berishën.

“Edhe në amerikë ka rregulla që nuk mund të rrish më shumë se dy mandate në pushtet. Edi Rama mburret që do të rrijë 4 apo 5 mandate aq më tepër që futet me mish e me shpirt për të përçarë opozitën. Opozita nuk ishte e përçarë para shpalljes “non grata” të Sali Berishës. Ajo u përca kur ndodhi kjo. Basha më tha në një mbledhje që mua më kanë bërë presion dhe ky ishte një turp tjetër për të. Por kush të ka bërë presion. Ambasadorja amerikane. Pra nxori dhe ambasadorin të poshtër që i ka bërë presion që të pranojë të largojë Saliun. Amerika nuk e pranon këtë”, u shpreh ish-ministri.

Islami dha mendimin e tij për mënyrën sesi ndodh rotacion politik në Shqipëri. Ai tha se në vendin tonë një parti vjen në pushtet vetëm kur ka mbështetje ndërkombëtar. Në rastin e Ramës që po kërkon një mandat të kartët, Islami tha se mendon se ai mund të jetë sekseri i një grupimi të caktuar në Perëndim.

“Unë në 30 vjet në politikë kam parë që kur vjen një forcë në pushtet në mandatin e parë mbështetet nga jashtë, nga SHBA dhe BE. Në fillim të mandatit të dytë fillojnë kritikat. Dhe në fund të mandatit i nxihet puna duke iu thënë që keni qenë të korruptuar. Është hera e parë që Rama merr mbështetje dhe për mandatin e katërt. Kjo më çudit. Kjo më lë të kuptoj që ka diçka. Mendoj që Rama është seksesi i një grupimi të caktuar në perëndim. Në SHBA konkretisht, është miku më i ngushtë i Soros. Por problemi është se ata duan ta zëvendësojnë më Erion Veliajn”, përfundoi Islami.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani