Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rusët në ikje shkatërrojnë urën. Zelensky: Khersoni është i yni

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 23:14 | Bota

Moska ka bërë të ditur këtë të premte se më shumë se 30 mijë ushtarë janë tërhequr tashmë në bregun lindor të Dnipros, duke u larguar përfundimisht nga qyteti i Khreson. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se 5 mijë automjete dhe armatime të rënda janë transferuar në bregun lindor të lumit në tërheqje nga Khreson.

Për këtë lëvizje reagoi edhe zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitri Peskov, i cili tha për BBC se kjo tërheqje nuk mund të quhet absolutisht si një poshtërim për ushtrinë ruse.

Ndërkohë, mediat ukrainase raportojnë se rusët kanë hedhur në erë urën Antonovsky, e cila lidh dy brigjet e lumit Dnipro.

Me ushtrinë ukrainase që tashmë është rikthyer në qytetin që mbahej i pushtuar prej 8 muaj nga Rusia, ka reaguar edhe Presidenti Zelensky. “Khresoni është i yni”, ka thënë ai.

https://a2news.com/2022/11/11/mina-predha-e-mortaja-armatimi-qe-la-pas-ushtria-ruse-ne-kherson/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani