Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Spanja publikon listën e Botërorit… pa Sergio Ramos

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 13:09 | Futboll
Spanja publikon listën e Botërorit… pa Sergio Ramos

Spanja ka publikuar listën e të grumbulluarve për Botërorin “Katar 2022”, ku bie në sy mungesa e Sergio Ramos dhe dy surpriza.

Trajneri Luis Enrique ka vendosur të lërë jashtë mbrojtësin e PSG dhe ka vendosur që në vend të tij të marrë Hugo Guillamon të Valencias, të cilin Gattuso e përdor në mesfushë.

Tjetër surprizë është edhe përfshirja e sulmuesit të Barcelonës, Ansu Fati, i cili është aktivizuar shumë pak gjatë këtij sezoni.

Lista e plotë e Spanjës:

Portierë: Unai Simón (Athletic), Robert Sánchez (Brighton) y David Raya (Brentford).

Mbrojtës: Carvajal (Real Madrid), Azpilicueta (Chelsea), Eric Garcia (Barcelona), Hugo Guillamón (Valencia), Laporte (M. City), Pau Torres (Villarreal), Jordi Alba (Barcelona) y Gayà (Valencia).

Mesfushorë: Busquets (Barcelona), Rodrigo (M. City), Pedri (Barcelona), Gavi (Barcelona), Koke (Atlético), Marcos Llorente (Atlético) y Carlos Soler (PSG).

Sulmues: Morata (Atlético), Ferran (Barcelona), Dani Olmo (RB Leipzig), Nico Williams (Athletic), Sarabia (PSG), Marco Asensio (Real Madrid), Yeremy Pino (Villarreal) y Ansu Fati (Barcelona).

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani