Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Berisha: Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2022, 18:33 | Politikë
Berisha: Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti cunam të lirisë së shqiptarëve protestën e organizuar të shtunën nga opozita. Ai e quajti kryeministrin Edi Rama armikun më të madh të vendit që pas diktatorit Enver Hoxha.

“Njëlloj si 32 vjet më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot, pas 31 vjet rruge në liri, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës! Ky armik i votës suaj, i lirisë suaj, nuk njeh ligj, kushtetutë e moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me gjithë makinerinë e narkoshtetit të tij që t’u rrëmbejë shqiptarëve votën, dinjitetin, shpresën, besimin. Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona”, tha Berisha në fjalën e tij në protestë. “Rama ka vendosur monizmin e plotë, ndaj dhe ju ftoj sot nga ky shesh të brohorasim, njëlloj si dy vite më parë “vdekje monizmit”. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë”.

“Këto ditë, mediat e Britanisë së Madhe, mediat e Europës shkruajnë se shqiptarët po ikin nga varfëria. Kjo është aparenca. Sot shqiptarët janë njerëzit më të vjedhur të planetit. Nuk ka asnjë vend ku ka njerëz të vjedhur gjer në palcë si në Shqipëri nga qeveritarë të pangopur, që nuk kanë asnjë normë morale, që nuk kanë më ligje, nuk kanë Kushtetutë.

Ne jemi sot në fillim të betejës sonë të madhe. Edi Rama është shndërruar në një ordiner, që kalon nga mikrofoni në mikrofon me gjuhën më të ulët. Keni konstatuar, keni parë, se si në parlament ai flet dhe bën të skuqet, me fjalorin e tij, çdo fëmijë, çdo vajzë, çdo grua, çdo nënë, çdo prind kudo që është.

Tani, unë do i them këtu para jush: për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të përgjigjemi ty me të gjitha mënyrat që meriton, por të komunikoj sonte këtu vendimin e marrë. Atje së shpejti do vijë gjykatësi sovran, do vijnë këta burra dhe gra”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani