Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Brenda “Pallatit Lundrues” ku ligjet e Katarit nuk ekzistojnë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2022, 14:55 | Futboll

Mijëra tifozë të futbollit nga Britania e Madhe, të cilët do të udhëtojnë për në Katar për Kampionatin Botëror të futbollit, pavarësisht rregullave strikte, kanë gjetur mënyrën për të mos iu munguar as birrat tradicionale.

Kroçera MSC Europa, me vlerë 1 miliard paund, do të ankorohet në Doha. Edhe pse do të qëndrojnë mbi ujë, atyre nuk do t’u mungojë asgjë, madje luksi është në plan të parë. Kroçera ka 6 pishina, 14 xhakuzi, fushë basketbolli, një zonë patinazhi e shumë mundësi të tjera argëtimi. Gjithashtu, aty ndodhen edhe 13 restorante e bare. Një tjetër arsye më shumë për anglezët, të cilët nuk do të kenë asnjë penalizim nga ligjet e Katarit, ku nuk lejohet alkooli.

Katari ka një numër të kufizuar hotelesh për të pritur me mijëra tifozë brenda një muaji dhe organizatorët e kanë parë të arsyeshme që të pranojnë ankorimin e kroçerave dhe mosaplikimin aty të ligjeve të vendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë