Ilir Meta numëron premtimet e dështuara të Ramës: Shporreni këtë qeveri që vjedh

Publikuar më: 12/11/2022, ora 18:19
12 NENTOR DITARI ORA 17 30 frame 72409 1280x720

Ilir Meta numëron premtimet e dështuara të Ramës: Shporreni këtë qeveri që vjedh

Publikuar më: 12/11/2022, ora 18:19

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalën e tij përpara protestuesve listoi të gjitha dështimet sipas tij të qeverisë së Edi Ramës.

Ai përmendi të gjitha premtimet e pambajtura që Rilindja bëri përpara se të vinte në pushtet, dhe për këtë arsye iu kërkoi qytetarëve që të kërkojnë llogari për të gjitha këto dështime.

“Në himnin tonë nuk ekziston fjala dorëzim, por ekziston fjala tradhëtor. Sot tradhëtori e ndjek këtë miting nga charteri luksoz dhe i paligjshëm. Shumë shpejt do të jetë përpara drejtësisë. Sepse jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë me mund e sakrificë. Jeni ju që keni të drejtë t’i kërkoni llogari qeverisë për gjithçka. Jeni ju që mund ta shporrni qeverinë kur vjedh. Rilindja ka vetëm një agjendë, vidh, shpopullo. Rilindja bëri të kundërtën e asaj që bëri kur premtoi para se të vinte në pushtet. Në off-shore kanë fshehur paratë e shqiptarëve.

Kanë dëbuar mbi 750 mijë shqiptarë. Tirana është kryeqyteti më i parë në botë për gjobat që iu vihen shqiptarëve. 67% e popullsisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në vit. Për të varfrit Rilindja ofron nënshtrimin dhe dëbimin. Drejtësia e Rilindjes arreston nënën për një kotec, por garanton amnisti për katet e pallatet. Legalizimet falas u bënë vetëm për më të fortët, për më të dobëtit solli ruspat. Rilindja premtoi luftë kundër drogës, por sot bananet e drogës janë importi më i madh. Shqipëria është futur në listën e pastrimit të parave. Sot Edi Rama është armiku më i madh i fjalës së lirë. Rilindja e urren dijen dhe kulturën”