Këngëtari i muzikës rok në protestë: Është shtuar ankthi dhe pasiguria

Publikuar më: 12/11/2022, ora 17:53
12 NENTOR DITARI ORA 17 30 frame 296 1280x720

Këngëtari i muzikës rok në protestë: Është shtuar ankthi dhe pasiguria

Publikuar më: 12/11/2022, ora 17:53

Mes personave që morën fjalën në protestën e opozitës në Tiranë ishte dhe këngëtari i muzikës rok, Renis Gjoka, i cili ashtu si të tjerët e vuri theksin te venitja e shpresës në Shqipëri.

Sipas Gjokës, kohët e fundit janë shtuar skandalet dhe poshtërsitë nga ana e qeverisë, duke shtuar ndjeshëm ndjenjat e ankthit dhe pasigurisë te qytetarët, të cilët shohin si zgjidhje të vetme largimin nga vendi.

“Njësoj si ju, edhe unë mendoj se në këtë vend, gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet.  Nuk po them që kemi qenë vendi më perfekt në botë, por tani po ndihen në ajër problemet. Poshtërsi dhe skandale të cilat zëvendësojnë njëra tjetrën në kohë rekord. Por mbi të gjitha këto kohë kam vënë re një dozë të jashtëzakonshme të shtuar të stresit, ankthit, pasigurisë për të ardhmen, e kryesisht venitjes së shpresës. Këtu fillon e bëhet serioze situata.

Personalisht, mund t’ja lejoj vetes të gjitha uljet e goditjet që jeta më jep, sepse fundja fundit kështu është jeta, të shkund herë pas herë. Por vetëm një gjë nuk ja lejoj kurrë, të më ulë deri në atë pikë sa që të më bëjë të dorëzohem.

Për fat të keq, kohët e fundit, jo të gjithë po e mendojnë kështu si unë. Kohët e fundit shpresa po venitet”, u shpreh Renis Gjoka.