Protesta e opozitës, Rudina Hajdari: Familjet shqiptare nuk kanë paqe

Publikuar më: 12/11/2022, ora 16:58
DITARI 15 frame 179790 1280x720

Protesta e opozitës, Rudina Hajdari: Familjet shqiptare nuk kanë paqe

Publikuar më: 12/11/2022, ora 16:58

Ish deputetja demokrate Rudina Hajdari deklaroi para protestuesve se situata në Shqipëri është shumë e vështirë.

Sipas saj, mijëra të rinj kanë ikur nga vendi pasi nuk kanë shpresë, pasi nuk mund të sigurojnë një jetë më të mirë.

“Le të çlirohemi nga kthetrat e miliarderëve në pushtet. Sa prej jush i kanë fëmijët në emigrim. Ngrini duart. E shikoni sa veta jemi bashkë në shesh që fëmijët tanë nuk i kemi këtu. Nuk mund të begatojë asnjë vend kur rinia largohet. Si mundet një familje që nuk ia del të paguajë faturat të rrijë në këtë vend kur nuk ushqehet dot.  Në këtë vend ka ende fëmijë që nuk e kanë parë detin. Sot një studentë nuk siguron dot as ushqimin dhe as qiranë. Si mund të jetë në paqe një pensionist që nuk mund të marrë as ilaçet. Familjet shqiptare nuk kanë paqe. Duhet të sigurohemi që as klubi i miliarderëve të mos ketë paqe”, u shpreh Hajdari.