Izrael, Netanyahu ngarkohet për formimin e qeverisë së re: Do të jem kryeministri i të gjithëve

Publikuar më: 13/11/2022, ora 13:49
netanjahu 1024x576

Izrael, Netanyahu ngarkohet për formimin e qeverisë së re: Do të jem kryeministri i të gjithëve

Publikuar më: 13/11/2022, ora 13:49

Presidenti izraelit Isaac Herzog ia ka besuar detyrën e formimit të qeverisë së re Benyamin Netanyahut. Në konsultimet e Herzogut me partitë, Netanyahu ka marrë mbështetjen e 64 deputetëve nga 120 në Knesset, të koalicionit të tij të djathtë dhe do të ketë 28 ditë kohë për të formuar ekzekutivin, plus edhe një zgjatje të mundshme edhe për dy javë të tjera.

“Pas kaq shumë zgjedhjesh, populli ka vendosur qartë dhe mjeshtërisht për një qeveri të drejtuar nga unë. Do të bëj gjithçka për një qeveri të qëndrueshme që funksionon në favor të të gjithë banorëve të Izraelit. Kjo nuk është një klishe, por reflekton atë që unë mendoj”, tha kryeministri Netanyahu menjëherë pasi pranoi mandatin nga presidenti.

 Ai tha se ishte “i emocionuar” siç ishte 26 vjet më parë, kur mori detyrën për herë të parë, ndërsa shpjegoi se do të veprojë “për sfidat që e presin Izraelin” si: “shteti i Izraelit -komb i popullit hebre, mbrojtja e të drejtave civile të çdo qytetari, lufta kundër terrorizmit, aksioni kundër Iranit, kërkimi i marrëveshjeve të tjera të paqes për t’i dhënë fund konfliktit arabo-izraelit si kusht për t’i dhënë fund konfliktit me palestinezët”.