Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mbyllen regjistrimi për primaret, Luçiano Boçi kandidon në Elbasan, 7 kandidatë për Tiranën

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2022, 14:45 | Politikë
Mbyllen regjistrimi për primaret, Luçiano Boçi kandidon

Është mbyllur procesi i regjistrimit për kandidatët e primareve të PD-së në të gjitha bashkitë. Luçiano Boçi, nënkryetari i PD njëkohësisht, deputet i Elbasanit ka vendosur që të futet në garë për primaret e bashkisë së Elbasanit.

Për Durrësin ka depozituar zyrtarisht dokumentacionet ish-deputeti i PD Igli Cara.

Disa ditë më parë një tjetër deputet i PD Zef Hila shpalli kandidaturën për bashkinë e Vaut të Dejës në primaret e PD.

Ndërkohë Hysni Sharra dhe Nada Daullja garojnë në Primaret e PD për bashkinë e Vlorës.

Gara më e fortë pritet të jetë në Tiranë, aty ku kandidojnë 7 demokratë, Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda.

https://a2news.com/video/primaret-ne-partite-shqiptare-organizimi-dhe-efektiviteti-i-tyre-ne-demokracine-e-brendshme/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu