Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Panairi i librit, kryefjala e takimeve janë librat dedikuar fëmijëve dhe të rinjve

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2022, 22:55 | Aktualitet
Panairi i librit, kryefjala e takimeve janë librat dedikuar

Panairi i librit është tanimë një ngjarje që e presin si festë jo vetëm shkrimtarët, por edhe përkthyesit, edituesit, redaktorët, dashamirësit e librit dhe botuesit që bëhen bashkë në stenda në emër të dijes.

Kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, zbulon për A2 CNN disa nga pritshmëritë e këtij edicioni të 25.

“Këtë vit, përveç shitjes së librit, kemi përgatitur edhe shumë aktivitete. Kemi diskutime për shkrimtarët e rinj, për letërsinë për fëmijë dhe një temë interesante për përkthimin”, shprehet Ymeri.

Edhe këtë nëntor, kur shënohen 25 vite që nga panairi i parë në Tiranë, takimi mbetet në Pallatin e Kongreseve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani