Përplasen në ajër dy avionë të Luftës së Dytë Botërore

Publikuar më: 13/11/2022, ora 08:59

Përplasen në ajër dy avionë të Luftës së Dytë Botërore

Publikuar më: 13/11/2022, ora 08:59

Dy avionë të vjetër të epokës së Luftës së Dytë Botërore janë përplasur dhe janë rrëzuar në një shfaqje ajrore në shtetin amerikan të Teksasit, duke lënë të vdekur të paktën dy persona.

Pamjet tregojnë avionët që përplasen me njëri-tjetrin në një lartësi të ulët, duke thyer njërin prej avionëve në gjysmë dhe më pas shihen flakët e zjarrit teksa godet tokën.

Avionët një prej tyre një Boeing B-17 Flying Fortress, po merrnin pjesë në një shfaqje ajrore përkujtimore pranë Dallasit.

Nuk është bërë ende  e qartë se sa persona ishin në të dy avionët, por Shoqata e Pilotëve, e cila përfaqëson pilotët e American Airlines, tha se Terry Barker dhe Len Root, dy nga ish-anëtarët e saj, ishin në mesin e njerëzve që humbën jetën në përplasje.

Raporte të tjera mediatike tregojnë se deri në gjashtë persona mund të kenë vdekur në përplasje.

Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë përplasjen në ngjarjen tre-ditore, e cila e përshkruan veten si premiera ajrore e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore dhe që po mbahej për nder të Ditës së Veteranëve.

Kryebashkiaku i Dallasit Eric Johnson e quajti atë një “tragjedi të tmerrshme”.

Numri i viktimave nuk është konfirmuar ende, tha ai, por shtoi se askush në terren nuk ishte raportuar për të lënduar.

Bombarduesi B-17 luajti një rol të madh në fitoren e luftës ajrore kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.

Avioni i dytë, një P-63 Kingcobra, ishte një avion luftarak i përdorur në të njëjtën luftë, por vetëm në luftime nga Forcat Ajrore Sovjetike.

B-17 zakonisht ka një ekuipazh prej rreth katër deri në pesë persona, ndërsa P-63 ka një pilot të vetëm, tha Hank Coates, nga Forca Ajrore Përkujtimore që organizoi ngjarjen, por ai nuk mund të konfirmonte ndonjë vdekje.