Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

21 marrëveshje mes Shqipërisë dhe RMV, Rama: Lufta e Rusisë synon të gjunjëzojë botën

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 13:41 | Politikë
21 marrëveshje mes Shqipërisë dhe RMV, Rama: Lufta e Rusisë

Në fund të takimit mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama u shpreh përpara gazetarëve se gjatë takimit të sotëm në Shkup u nënshkruan 21 marrëveshje dhe 3 nisma të propozuara nga zv/kryeministri Grubi për përmirësimin e infrastrukturës mes dy vendeve.

“Kemi pasur një mbledhje produktive, finalizuam 21 akte të dakordësuara në një proces ndërveprimi intensiv, si pjesë e bashkëpunimit të dy qeverive. Kemi dakordësuar dhe 3 nisma që kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës së korridorit 8, ndërtimin e një porti të thatë në Strugë dhe hapjen e vendkalimit të ri kufitar Strugë-Pogradec. Ramë dakord që përsa i përket projektit të thatë ta marrë përsipër qeveria shqiptare në kuadër të marrëveshjes që ka me kompaninë holandeze. Besojmë se do të krijojmë një infrastrukturë komplekse në funksion të rritjes së fluksit të ndërveprimit gjë që ka qenë dhe qëllimi parësor i Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit”, tha Rama.

Për kryeministrin shqiptar, momenti në të cilën ndodhet bota në këto momente, për shkak të luftës në Ukrainë tregon edhe njëherë domosdoshmërinë për rritjen e bashkëpunimit mes fqinjëve. Sipas Ramës, Rusia po e përdor luftën për të gjunjëzuar Europën me çmimet e larta të energjisë dhe inflacionit.

“Takohemi në një moment sfidues për Europën, që edhe pse nuk e kemi nisur luftën në Ukrainë, vuajmë pasojat e saj, e cila sipas meje nuk ka vetëm synime territorial për Ukrainë, por synon të gjunjëzojë botën, përmes çmimeve të larta të energjisë dhe inflacionit të luftës. Këto janë dy armë që po përdoren nga Putin për të destabilizuar Evropën. Ne jemi në vështirësi dhe në këto kohë të vështira afirmohet parimi që sa më shumë të ndërveprojmë aq më mirë mund t’i përballojmë këtë sfida. Më vjen mirë që me RMV kemi hedhur themele të forta për të krijuar një të ardhme të përbashkët”, përfundoi Rama.

https://a2news.com/2022/11/14/mbledhja-e-qeverive-ne-shkup-rama-propozon-port-te-thate-edhe-ne-struge/

A2 CNN Livestream

Dita jonë