Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

4 mijë raste të reja në vit me diabet, po preken edhe të rinjtë e fëmijët

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 15:13 | Sociale
4 mijë raste të reja në vit me diabet, po preken edhe të

Diabeti është epidemia e këtij shekulli. Sëmundja e heshtur siç e cilësojnë mjekët po shton ndjeshëm numrin e të prekurve prej tij.

Në vendin tonë 3 mijë deri 4 mijë raste të reja zbulohen çdo vit me diabet. Mjekët parashikojnë që në 2030, 1 në 9 persona të jetë i prekur nga kjo sëmundje.

“Jetojmë në një botë shumë më moderne por dhe shumë më sedentare, me një stres të shtuar, me një mënyrë ushqyerje jo të kujdesshme dhe mënjë kujdes të vogël për trupin tonë. Në vend që të merrni ashensorin, ngjisni shkallët. Bëni së paku 10 mijë hapa ecje në ditë. Mos e mbaroni të gjithë pjatën dhe duke rënë 5 kg në peshë ne të parandalojmë diabetin dhe problemet me tensionin”, shprehet Florian Toti, kryetar i shoqatës së personave me diabet.

Diabeti nuk është më sëmundja e moshës së tretë. Mjekët japin alarmin se kjo sëmundje po prek rininë madje dhe moshat pediatrike.

“Çdo vit ka 65 fëmijë që diagnostikohen me diabetin melituestë tipit 1. Por ajo që është për t`u alarmuar është se fëmijët  po preken nga diabeti tip 2, ai që shfaqet tek të rriturit. Po e shohim të shtuar  edhe tek  fëmijët dhe të rinjtë”. Në ditën botërore kundër diabetit, mjekët nutricionistë tregojnë për ushqimet që e mbajnë larg diabetin dhe se cilat janë produktet që nuk duhet të konsumojnë fëmijët”. Patatinat çokollatat, mundësisht sa më pak. Më mirë biskota të bëra në shtëpi se sa të blera. Duhet të konsumojnë proteina, karbohidrate, fruta, një regjim i kombiunuar ushqimor që shërben për mirërritjen e tyre”.

Sot në Europë 1 në 11 persona vuan nga diabeti, ndërsa 1 në 5 nga hipertensioni. Këto dy sëmundje janë shkaktarët kryesorë të  problemeve kardiovaskulare në popullatë dhe numrit të lartë të vdekjeve prej tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë