Makina merr flakë në lëvizje në autostradën Vlorë-Fier

Publikuar më: 14/11/2022, ora 17:15

Makina merr flakë në lëvizje në autostradën Vlorë-Fier

Publikuar më: 14/11/2022, ora 17:15

Një makinë ka marrë flakë pasditen e së hënës, në aksin Vlorë-Fier.

Policia njoftoi se “rreth orës 16:20, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të mbikalimit në Panaja, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasen E. D”.

Fatmirësisht, nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.