Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën për integrimin”, Rama: Fatale nëse nuk e bëni

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 13:52 | Politikë
“Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën për

Në intervistën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të ishte fatale nëse Maqedonia e Veriut nuk do të realizonte ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë për përfshirjen e komunitetit bullgarë në rrugën e saj drejt integrimit.

Rama theksoi se Maqedonia e Veriut nuk mund të merret peng nga ata që sillen si patriotë.

“U bashkuam në dhimbje për një periudhë të gjatë në pritje që të na njihej merita dhe e drejta. Për ju ka qenë edhe më e vështirë, por edhe për ne nuk ka qenë e lehtë. Ndryshimet e kërkuara në këtë rast për RMV-në dhe të dakordësuara, më duket se vetëm ligësia, dritëshkurtësia dhe patriotizmi i shtirur mund t’i kthejë në arsye për t’u përçarë mes veti. E them këtë sepse në dijeninë time, kushtetuta juaj ka një sërë minoritetesh të përcaktuara. Është një model dhe që duhet të plotësohet. Kaq e thjeshtë është. Ne kemi një model tjetër, ama ne kemi njohur në parlament një numër jo të vogël minoritetesh, përfshirë edhe minoritetin bullgar dhe nuk më duket se jemi të kërcënuar, por i konsiderojmë si një pasuri të madhe dhe ura lidhëse në momente kritike. Është në interesin tonë që ato të jenë dhe të ndihen sa më mirë në vendin tonë, pa dallim nga qytetarët e tjerë. Besoj se populli këtu është më i mençur se politikanët dhe nuk mendoj se do t’ia falë dikujt sjelljen si patriotike dhe marrjen peng në këtë situatë. Nuk mund të kthehesh pas në atë epokë që e ke kaluar me aq mundim. Maqedonia e Veriut nuk mund të kthehet në të shkuarën dhe të vetizolohet, në kushtet kur ka fituar një dinjitet të rëndësishëm ndërkombëtar, shikohet me shumë respekt, me shumë vetëdije nga të gjithë si një vend që ka bërë përpjekje epike. Do të ishte fatale të kishte një kthim pas me symbyllur në një histori që duhet të konsiderohet e shkuar”, u shpreh Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë