Mbledhja e dy qeverive në Shkup, Kovaçevski: RMV dhe Shqipëria, shembull i fqinjësisë së mirë

Publikuar më: 14/11/2022, ora 10:47
14 NENTOR RAMA LIVE frame 8221 1280x720

Mbledhja e dy qeverive në Shkup, Kovaçevski: RMV dhe Shqipëria, shembull i fqinjësisë së mirë

Publikuar më: 14/11/2022, ora 10:47

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e cilësoi si tepër të rëndësishëm takimin e radhës mes dy qeverive që po mbahet në Shkup dhe ku pritet që të nënshkruhen mbi 20 marrëveshje bashkëpunimi, mes të cilave dhe disa në fushën e infrastrukturës.

Kreu i qeverisë së Shkupit, deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë të pandryshueshme rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe këtë gjë e treguan dhe në pozicionimin e tyre përballë luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Ne kemi qëllim të njëjtë, anëtarësimin në BE. RMV dhe Shqipëria janë shembull si ndërtohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Kemi vendosur shtylla të fuqishme për autostrada dhe hekurudha që do të lidhin vendin tonë. Sot RMV dhe Shqipëria janë në rrugën Europiane. Dy vendet tona qëndrojnë në anën e paqes dhe këtë e treguan dhe në luftën në Ukrainë. BE e kuptoj se interesi i saj strategjik është që Ballkani të jetë pjesë e Europës. Hapja e negociatave dhe screening është një hap shumë i rëndësishëm. Për ne identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase është shumë e rëndësishme”, tha Kovaçevski.