Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mbledhja e dy qeverive, Shqipëria jep port të thatë edhe në Strugë, Ballkani i hapur vijon

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 12:36 | Politikë
Mbledhja e dy qeverive, Shqipëria jep port të thatë edhe në

Deti i Shqipërisë nuk është vetëm për Kosovën, por edhe për Maqedoninë e Veriut. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkup, pala shqiptare ra dakord për ndërtimin e një porti të thatë në Strugë, me të njëjtën filozofi si me marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë e Kosovës qershorin e kaluar.

Ndërtimi i portit të thatë kërkon infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore. Palët ranë dakord për ndërtimin e një autostrade që lidh dy vendet si dhe rindërtimin e linjës hekurudhore ekzistuese Durrës-Pogradec. Dakordësia mbi hedhjen e firmës në letër nuk duket se reflektonte kthjelltësinë mbi autorësinë e propozimit, të cilin palët ia faturuan njëra-tjetrës.

“Me idenë dhe iniciativë e kryeministrit Edi Rama kemi rënë dakord për ndërtimin e portit të thatë”, u shpreh Artan Grubi.

“Propozim i zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, kemi rënë dakord për ndërtimin e portit të thatë në Strugë”, tha Rama.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, A2 CNN pyeti dy kryeministrat sa vlerë ka tashmë iniciativa e Ballkanit të Hapur, në një kohë kur është ringjallur procesi i Berlinit.

“Procesi i Berlinit s’do të jetë i përjetshëm, ndërsa Ballkani këtu do të jetë gjithmonë”, u përgjigj kreu i qeverisë shqiptare.

“Ballkani i hapur do të vijojë”, u përgjigj edhe kryeministri maqedonas.

Në këtë mbledhje të dytë të përbashkët mes qeverive të Tiranës dhe Shkupit, u firmosëm mbi 20 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë