Primaret në Elbasan, Boçi: Propozimi ishte unanim nga baza, gati për të lënë mandatin

Publikuar më: 14/11/2022, ora 12:07
KR Boci per A2 frame 813 1280x720

Primaret në Elbasan, Boçi: Propozimi ishte unanim nga baza, gati për të lënë mandatin

Publikuar më: 14/11/2022, ora 12:07

Luçiano Boçi do të jetë kandidati i vetëm i Partisë Demokratike në primaret për Bashkinë e Elbasanit.

Në një dalje për mediat, nënkryetari i Partisë, deklaroi se kandidimi i tij nga baza ishte unanim, ndërsa shtoi se lënia e mandatit është detyrim për t’i shërbyer qytetarëve që e sollën në parlament.

“Kam bindjen se do të arrijmë të thyejmë tabunë e ndarjes politike dhe të japim shembullin se si domosdoshmëria e një formatimi kërkohet nga vetë qytetarët. Qytetarët e Bashkisë së Elbasanit janë të zemëruar për shkak se shërbimi i pushtetit lokal nuk shkon tek ata. Kalkulimet politike janë të domosdoshme dhe ata na bindin që në këtë betejë PD do të jetë fituese.

Në dijeninë time tani për tani në mbarim të afatit rezultoj të jem kandidati i vetëm në primaret e PD për bashkinë e Elbasanit. Është merita e gjetjes së gjuhës së përbashkët mes personave me reputacion politik. Basha nuk është anatemuar pse ka bërë protesta por sepse kauza është lënë përgjysmë dhe është keqpërdorur. Madhështia e protestave është meritë e qytetarëve. Bisedat politike mes nesh janë të zakonshme por nuk vendosin ato prevalencën se ku jap më shumë efektivitet.

Vendimi për të kaluar në garën për pushtetin lokal ka qenë i atyre që më kanë votuar. Kalkulimet janë në funksion të demokratëve. Pjesa tjetër e zëvendësimit. Personi që më zëvendëson është Qani Xhafa është një nga njerëzit më me influencë në zonë. Ka marrë një numër t madh votash. Ka dhënë rezultate që banorët e vlerësojnë. Pozicionimi i tij ka qenë në shërbim të votuesit. Pozicionim do e artikulojë vetë në momentin kur do marrë mandatin”, deklaroi ai.