Protesta e opozitës, Berisha: Nuk do të ndalemi deri në largimin e regjimit

Publikuar më: 14/11/2022, ora 12:21
WhatsApp Image 2022 11 14 at 12.19.52 1080x720

Protesta e opozitës, Berisha: Nuk do të ndalemi deri në largimin e regjimit

Publikuar më: 14/11/2022, ora 12:21

Ish-kryeministri Sali Berisha iu rikthye edhe njëherë protestës së të shtunës të opozitës, duke falënderuar të gjithë njerëzit që iu bashkuan këtij organizimi.

Sipas Berishës, kjo është vetëm nisja e rrugëtimit që do të përfundojë me rrëzimin e regjimit monist të Edi Ramës.

“Përshëndetje të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për ata qindra-mijëra, burra, gra, djem dhe vajza, nga Tirana, por edhe të katër anët e Shqipërisë, nga emigracioni dhe diaspora, që me praninë e tyre në protestën më madhështore, më të fuqishme që ka njohur Tirana në tërë historinë e saj, firmosën aktin e kthesës së madhe, të popullit opozitar, inauguruan fillimin e një beteje, e cila nuk ndalet më gjer në përmbysjen e sistemit monist, gjersa shqiptarët të votojnë të lirë, njëlloj si qytetarët evropiane.

Gjersa shqiptarët të mos vidhen në mënyrë të tmerrshme nga një qeveri që nuk ka moral.

Gjersa shqiptarët të mos varfërohën dhe mjerohen nga muaji në muaj.

Gjersa shqiptarët të mos mbeten populli i gomoneve siç i ka shndërruar Edi Rama,

Protesta e 12 nëntorit ishte zeniti i protesave, krahasuar me numrin e popullatës, e protestave në botë”, tha Berisha.