Tregtonte celularë kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Publikuar më: 14/11/2022, ora 16:15
WhatsApp Image 2022 11 14 at 16.07.58 1280x720

Tregtonte celularë kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Publikuar më: 14/11/2022, ora 16:15

Një 32-vjeçar është arrestuar nga efektivët e kryeqytetit pasi tregtonte telefonë celularë të kontrabanduar. Në operacionin policor të koduar “Phones 5” u arrestua 32-vjeçari me iniciale – B. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të tij, në rrugën “Don Bosko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 36 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.