67 dëshmitarë në procesin kundër anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Publikuar më: 15/11/2022, ora 12:15

67 dëshmitarë në procesin kundër anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Publikuar më: 15/11/2022, ora 12:15

Gjykata e Posaçme do të pyesë më shumë se 67 dëshmitarë në procesin kundër Ardian Hajdarit, anëtarit të Kolegji të Posaçëm të Apelimit, të akuzuar për “fshehje të pasurisë”. Plot 67 prej tyre u kërkuan nga vetë Hajdari, për të provuar se kanë marrë shërbime avokatie pa pagesë prej tij.

Më herët, pyetja e tyre u kundërshtua nga prokurorja e SPAK, e cila pretendoi se Hajdari duhet t’i kishte deklaruar në organet tatimore shërbimin ndaj tyre. Në seancën e radhës do të vijohet me pyetjen e 5 dëshmitarëve të parë të prokurorisë.

Në shkurt të këtij viti, Kolegji i Posaçëm i Apelimit pezulloi Hajdarin nga detyra. SPAK nisi hetimet ndaj tij pas një kallëzimi të dy ish-prokurorëve Antoneta Sevdari e Elsion Sadiku dhe një ish-gjyqtarit, Ervin Metalla, të tre të shkarkuar nga procesi i vetingut. Ata pretenduan se Hajdari kishte falsifikuar një nga dokumentet me të cilat kishte aplikuar për të qenë pjesë e KPA-së, si edhe nuk kishte deklaruar në ILDKP disa prej të ardhurave të fituara nga avokatia.