“Gjermania është racë superiore”

Publikuar më: 15/11/2022, ora 19:00
gjermania

“Gjermania është racë superiore”

Publikuar më: 15/11/2022, ora 19:00

Ish-Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, ka bërë një deklaratë shumë të papërshtatshme kur po fliste për favoritët e Botërorit “Katar 2022”.

Në lidhje me Gjermaninë, Macri tha se nuk mund t’i përjashtosh kurrë sepse gjermanët “janë racë superior”.

“Neymar është shumë më mirë sepse më parë sikur ishte pengesë për skuadrën. Portugalia ka lojtarë shumë të mirë. Franca është kampionia e fundit dhe ka yje në ekip. Ndërsa Gjermaninë nuk mund ta përjashtosh kurrë nga favorite, është racë superiore, luan deri në minutën e fundit”, tha Macri në një intervistë për “TN”.