Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Inceneratori i Elbasanit, SPAK "nxjerr në skenë" Mirel Mërtirin, rëndohet pozita e Bllakos

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 16:05 | Aktualitet
Inceneratori i Elbasanit, SPAK "nxjerr në skenë" Mirel

Pas biznesmenëve Klodian Zoto dhe Steta Gugallja, të shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, SPAK ka ngritur dyshime edhe për biznesmenin Mirel Mërtiri. Sipas SPAK, nga hetimi i rastit provohet fakti dhe krijohet bindja se Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë konsumuar veprat penale të “korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i parave”.

Fakti del në dritë në aktakuzën e ngritur dhe komunikuar zyrtarisht nga SPAK ndaj ish-ministrit Lefter Koka, të akuzuar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” e “pastrim të parave” dhe dy biznesmenëve Zoto e Gugallja.

Referuar dokumentit të siguruar nga A2 CNN, SPAK ka rënduar pozitën penale edhe për ish-deputetin Alqi Bllako. Ndonëse po qëndron në qeli si i dyshuar për inceneratorin e Fierit, Bllako dyshohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për atë të Elbasanit. SPAK akuzon ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit për “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim me ish-eprorin e tij, Lefter Koka, si edhe pesë anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit.

Burime zyrtare të SPAK nuk i dhanë përgjigje interesimit të A2 CNN nëse Bllako është marrë i pandehur për llogari të inceneratorit të Elbasanit, duke përdorur si argument sekretin hetimor. Nga ana tjetër, Prokuroria apo Gjykata e Posaçme nuk kanë njoftuar, deri më tani, caktimin e një mase sigurie ndaj biznesmenit Mërtiri.

Prej pak ditësh, SPAK i dha fund hetimit për inceneratorin e Elbasanit. Sipas procedurës, avokatët e të pandehurit kanë 10 ditë kohë për të paraqitur kundërshtitë e tyre e më pas dosja i kalon gjyqtarit paraprak.  

https://a2news.com/2022/11/10/spak-mbyll-hetimet-per-inceneratorin-e-elbasanit-i-komunikon-akuzat-lefter-kokes/
https://a2news.com/video/alqi-bllako-kthehet-ne-burg-2/

A2 CNN Livestream

Dita jonë