Ish-futbollisti i Interit, gati të shkruajë historinë në Botëror

Publikuar më: 15/11/2022, ora 18:04

Ish-futbollisti i Interit, gati të shkruajë historinë në Botëror

Publikuar më: 15/11/2022, ora 18:04

Japonia ka nisur përgatitjet për Botërorin të shtunën e kaluar, në Doha, kryeqytetin e Katarit.

Përfaqësuesen aziatike e udhëheq Yuto Nagatomo, 36-vjeçari që është gati të shkruajë historinë. Ish-futbollisti i Interit, aktualisht lojtar i Tokio FC, do të bëhet lojtari i parë japonez (përjashto portierët) që luan 4 botërorë.

Përveçse me Interin, mbrojtësi i majtë ka luajtur në Europë edhe me Marseille, Galatasaray dhe Cesena.

Trajneri i Japonisë, Moriyasu, mendohet se do ta aktivizojë titular veteranin që ka luajtur plot 137 ndeshje me Japoninë, që do të luajë në grupin E, bashkë me Spanjën, Gjermaninë dhe Kosta Rikën.