Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kryesia e PD miraton listën për primaret, në Elbasan dhe Shkodër vetëm një kandidat

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 18:24 | Politikë

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e plotë të kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret e opozitës të zgjedhur kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit. Ajo q bie në sy në listë janë bashkia e Elbasanit dhe e Shkodrës që kanë të regjistruar vetëm nga një kandidat në primare, përkatësisht Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, ky i fundit është kryetari aktual i bashkisë së Shkodrës, i dalë nga zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Gara më e fortë në primare është për Tiranën ku në listë janë 7 kandidatë: Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi.

Votimi për primaret e PD0-së do të mbahet më 4 dhjetor.

Në mbledhje, Berisha njoftoi se janë mbi 200 kandidatë që kanë regjistruar emrin për t’u bërë pjesë e primareve.

“Miratojmë kandidaturat e paraqitura për bashkitë në përputhje me statutin nga bashkitë e vendit. Komisioni i Operacioneve Zgjedhore më ka informuar mua se deri më tani janë mbi 200 e ca personalitete politike, të shoqërisë civile dhe të tjerë, të cilët kanë aplikuar për të kandiduar për qytetar të parë të bashkive tona”, tha Berisha.

“Unë kam një falënderim për secilin prej tyre. Këta janë personalitete të shquara të partisë, të jetës publike të vendit, individë me jetëshkrim suksesi dhe secili prej tyre me kandidimin, me besimin që ka shprehur, dëshmon vullnetin për të qenë një misionar i rikthimit të pluralizmit politik dhe një shërbëtor i qytetarëve të cilët paraqiten për votëbesim në radhë të parë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD, dhe më pas të qytetarëve të qytetit”.

Zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 14 maj 2023. PD do të garojë në koalicion me Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera opozitare. Sipas marrëveshjes së arritur me Ilir Metën, PD do të propozojë kandidatët për bashkitë, ndërsa kandidatët për këshillat bashkiakë dhe kryetarët e këshillave do të propozohen edhe nga Partia e Lirisë.

Për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e kaluara, PS kontrollon 60 bashki të vendit. Pas largimit të disa kryebashkiakëve, në 6 mars të këtij viti, në 6 bashki u zhvilluan zgjedhje të pjesshme vendore, ku PS fitoi 5 dhe PD fitoi vetëm Shkodrën. Në ato zgjedhje demokratët garuan të ndarë, për shkak të përçarjes së madhe brenda partisë. Edhe këtë herë duket se do të jetë kështu, pasi palët nuk arritën të gjenin marrëveshje për përfaqësim me kandidatë të përbashkët.

https://a2news.com/2022/11/15/berisha-mbi-200-kandidate-ne-primaret-per-bashkite/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani