Lamborghini publikon fotot e para të supersportives “off-road”

Publikuar më: 15/11/2022, ora 21:20

Lamborghini publikon fotot e para të supersportives “off-road”

Publikuar më: 15/11/2022, ora 21:20

Lamborghini ka publikuar fotot e para të makinës së re të tij, që quhet Huracán Sterrato.

Marka italiane nuk ka dhënë asnjë detaj apo specifikë të supermakinës, por vetëm 4 foto që tregojnë pamjen e mjetit që kombinon sportiven me aftësinë për të ecur edhe jashtë asfaltit (off road).

Lamborghini Huracan Sterrato do të prezantohet në një ekspozitë arti bashkëkohor, në Miami Art Basel, që do të mbahet në Florida, në 30 nëntor.