Në besë të tatuazhit tënd, një libër ku legjenda dhe shqetësimet mendore ndërlidhen bashkë

Publikuar më: 15/11/2022, ora 17:04

Në besë të tatuazhit tënd, një libër ku legjenda dhe shqetësimet mendore ndërlidhen bashkë

Publikuar më: 15/11/2022, ora 17:04

Pas dy veprave si “Marrja e gjakut” dhe “Pragu i braktisjes”, shkrimtari i ri Andreas Dushi prezanton një tjetër roman. “Në besë të tatuazhit tënd” është vepra që sjell legjendën, kapërcen kohën dhe vjen në rininë e ditëve tona.

Mjafton të zbërtheni titullin e kësaj vepre të re për t’u joshur e për të shfletuar përtej kopertinës ku shënjuar vjen Andreas Dushi “Në besë të tatuazhit tënd”. Besa si pjesë e traditës, po aq sa edhe tatuazhi si pjesë e post modernes.

Të dyja i gjeninë këtë vepër ndërlidhur njëlloj si gjarpri dhe një legjendë e vjetër shqiptare që Andreas Dushi e kujton që prej rrëfimeve të gjyshes së tij, rrëfimeve që i thërrasin nga fëmijëria.

Nuk ndodh shpesh në letërsinë shqipe të përballesh me vetëvrasjen si koncept, por letërsia që vjen nga një shkrimtar i ri në moshë si Andreas guxon edhe në këtë pikë, duke e trajtuar vetëvrasjen si një mendim që prek jo pak adoleshentët e për të cilën është më mirë të flasim, të lexojmë e të shkruajmë.

Mes legjendës, miteve, 7 x77 viteve që kalojnë nga një fletë e librit në tjetrën, Andreas Dushi ju fton të lundroni në tokë të ndryshme ku nuk mungon edhe ajo e postmodernizmit.