Rama takon Aliev: Gazifikimi me investim të Azerbajxhanit, do të nisë me një bashki të përcaktuar nga TAP

Publikuar më: 15/11/2022, ora 18:11
rama azeri 1280x720

Rama takon Aliev: Gazifikimi me investim të Azerbajxhanit, do të nisë me një bashki të përcaktuar nga TAP

Publikuar më: 15/11/2022, ora 18:11

Projekti i gazifikimit në vend do të nisë nga nja bashki që do të përcaktohet nga pikëkontaktet me TAP-in. Këtë ka deklaruar kryeministri Edi Rama, duke zbardhur në Facvebook takimin me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev. Sipas kreut të qeverisë, ndërtimi i një rafinerie ultramoderne, do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e dashur Ilham Aliev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbajxhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit”, shkruan Rama.

Më herët presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev u takua me presidentin Bajram Begaj, ku u theksua nevoja për gazifikimin e vendit.