Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arrestimet e inceneratorëve, Kryemadhi: SPAK kërkoi masë arresti për Subashin, por u frenua

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 15:20 | Aktualitet
Arrestimet e inceneratorëve, Kryemadhi: SPAK kërkoi masë arresti

Monika Kryemadhi si një prej aktoreve politike që kanë bërë kallëzimet për aferën e inceneratorëve në SPAK, përshëndeti veprimet e sotme, veprime, sipas së cilës, tregojnë se faktet që ka publikuar janë të pamohueshme.

“Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!”, deklaroi ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ajo tha se “burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, dhe është frenuar”.

“I njëjti deformim, akuzon ajo, po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar kryebashkiakun, Erion Veliaj”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë