Inceneratori i Fierit, u certifikuan 4 milionë euro punime të pakryera

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 15:16 | Kronikë
Inceneratori i Fierit, u certifikuan 4 milionë euro punime të pakryera

11 urdhërarreste çuan në pranga 5 persona të përfshirë në aferën e incineratorit të Fierit, ndërsa 6 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim pas dyshimeve të prokurorisë se kanë marrë shuma deri në 4 milionë euro për të raportuar punime të pakryera.

Nga hetimet ka rezultuar se fillimisht Ministria e Mjedisit ka bërë pagesa në drejtim të shoqërisë koncesionare të zotëruar nga Klodian Zoto në shumën e 4 milionë eurove, ndërsa Zoto si aksioner kryesor i shoqërisë ka pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara për shërbime që nuk janë kryer në këtë vlerë.

Mes personave të shoqëruar është dhe Arben Dervishaj i cili është zv.president i Shoqatës së Ndërtuesve dhe numri dy i FSHF-së. Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e mbikëqyrësit të punimeve ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit, ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që punimet nuk kanë qenë si janë deklaruar prej tij.

https://a2news.com/2022/11/15/inceneratori-i-elbasanit-spak-nxjerr-ne-skene-mirel-mertirin-rendohet-pozita-e-bllakos/

Gjithashtu, sipas akuzës kanë rezultuar të dhëna se Klodian Zoto, dhe disa prej të arrestuarve të tjerë si Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani kanë vënë në funksionim dhe skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar.

Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i ka shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59.915.020 milione lekë.

Në lidhje me hetimet per inceneratorin e Fierit, në burg është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako. Të dy dyshohet se kanë përfituar shuma parash për të favorizuar kompaninë në emër të Zotos dhe Stela Gugalljas, të dy të shpallur në kërkim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli