Kryemadhi: Do të ketë kandidatë të PL në primare

Publikuar më: 16/11/2022, ora 20:34

Kryemadhi: Do të ketë kandidatë të PL në primare

Publikuar më: 16/11/2022, ora 20:34

Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, deklaroi në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se në disa bashki do të marrin pjesë në primaret e organizuara nga Partia Demokratike, edhe elementë të PL-së.

Në disa bashki, ku ka pasur rakordim midis PD dhe PL, ku ka pasur kandidatë të pëlqyeshëm nga opozita, do të ketë një regjistrim të anëtarëve të PL që mund të marrin pjesë në procesin e primareve. Janë kandidatura me probabilitet të lartë për të fituar, por fokusi i PL janë këshillat bashkiakë, që t’i kthejmë në parlamente të qyteteve”, tha Kryemadhi.

“Primaret do të mbyllin etapën e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve, që për mua është shumë e vonë, duhet të ishte bërë me kohë, por për shkak të kushteve e rëndësishme është që bëhet fjalë për një proces që Partia Demokratike e kishte premtuar. Ashtu siç kemi ne të Partisë së Lirisë referendumin. Pas primareve, vjen mendimi i strategjisë së përbashkët të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit”, shtoi Monika Kryemadhi.