Marrëdhënia e Kryemadhit me Bashën dhe një mesazh për Berishën

Publikuar më: 16/11/2022, ora 22:16

Marrëdhënia e Kryemadhit me Bashën dhe një mesazh për Berishën

Publikuar më: 16/11/2022, ora 22:16

Ndihem jashtëzakonisht e zhgënjyer dhe e tradhtuar në mënyrë brutale nga një partner të cilin kisha qëllim ta bëja kryeministër, por mendoj se Basha bëri llogaritë e tij financiare”.

Kështu u shpreh Monika Kryemadhi në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, kur u pyet mbi marrëdhënien e saj me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Pavarësisht se vetë demokratët nuk e donin kryeministër dhe ai vetë nuk donte të bëhej kryeministër, ishin mendimet e mia naive”, theksoi Kryemadhi.

Në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, Kryemadhi tha: “Sigurisht që ndërkombëtarët kanë rëndësinë e tyre, por situata ku gjenden shqiptarët nuk ka të bëjë me atë që mendojnë ndërkombëtarët. Pjesa më e madhe janë burokratë institucionesh që zbatojnë politikat e partive që janë në pushtet”.

Kryemadhi pati një mesazh edhe për kreun aktual të PD-së: “Partia Demokratike është përtej zotit Sali Berisha. Vetë opozitarizmi është përtej liderëve të opozitarizmit. Një opozita e fortë do të krijojë opozitë të fortë. Një opozitë e eliminuar krijon diktaturën e krimit”.