Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Panair 2022, "Sfinga e gjallë" dhe të vegjlit që çelën eventet

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 20:21 | Aktualitet
Panair 2022, "Sfinga e gjallë" dhe të vegjlit që

Konsiderohen kohë të vështira për leximin nga fëmijët, por vizitorët e parë të panairit kanë qenë pikërisht ata. Ndërsa aktiviteti i parë ishte prezantimi i dramës së eruditit Rexhep Qosja. Ndër takimet e para që janë mbajtur në panairin e librit, menjëherë pas ceremonisë së hapjes, ka qenë ai i prezantimit të dramës “Sfinga e gjallë” nga Rexhep Qosja.

Studiuesi Ag Apolloni shoqëron veprën me një material që nuk është një parathënie e thjeshtë, por që e analizon në imtësi veprën e profesorit Rexhep Qosja.

Kryefjala e takimeve, diskutimeve dhe intervistave në këtë panair do të jetë lexuesi i së ardhmes. Vizitorët e parë të këtij panairi ishin fëmijët, pikërisht ata që sot janë më të vështirët për të marrë sot një libër në duar.

Leximet për të vegjlit dhe nga të vegjlit në stenda janë disa nga aktivitetet premtuese të panairit të librit këtë edicion të 25-të.

A2 CNN Livestream

Dita jonë