Raketa e lëshuar në Poloni, Erdogan: Rusia nuk ka përgjegjësi për ngjarjen

Publikuar më: 16/11/2022, ora 11:42
ERDOGAN SINK frame 0 1280x720

Raketa e lëshuar në Poloni, Erdogan: Rusia nuk ka përgjegjësi për ngjarjen

Publikuar më: 16/11/2022, ora 11:42

Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, mendon se raketa e hedhur në Poloni nuk ka lidhje me Rusinë.

Numri një i Ankarasë tha se e respekton deklaratën e Moskës se nuk është përgjegjëse për ngjarjen, ndërsa theksoi nevojën për hetime të detajuara. 

“Unë i respektoj deklaratat e bëra nga Rusia. Është e rëndësishme për ne që Moska thotë se nuk ka të bëjë me incidentin në Poloni. Në takimin që zhvilluam me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, edhe ai tha se ngjarja duhet hetuar në detaje dhe se nuk është korrekte të bëhen vlerësime të nxituara kundër Rusisë. Fakti që Rusia thotë se nuk është përgjegjëse dhe që Biden ka deklaruar se raketa nuk është prodhuar në këtë vend, me shumë gjasë tregon se Moska nuk është pjesë. Mund të jetë një gabim teknik ose diçka tjetër. Megjithatë, nevojitet një hetim i detajuar”, tha Erdogan.