Argjentina “copëtohet” në prag të nisjes së Botërorit

Publikuar më: 17/11/2022, ora 23:10
AFA 1009x720

Argjentina “copëtohet” në prag të nisjes së Botërorit

Publikuar më: 17/11/2022, ora 23:10

Botërori në Katar ende nuk ka nisur, por Argjentina po humb pjesët që tani.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, kishte bërë me dije se lista e të grumbulluarve nuk ishte përfundimtare për shkak të problemeve fizike të disa lojtarëve.

Në fakt, nuk vonoi njoftimi zyrtar: Nico Gonzalez dhe Joaquin Correa nuk do të jenë pjesë e ekipit në Botëror. Në vend të tyre janë thirrur Angel Correa dhe Thiago Almada.

Ndërkohë, shqetëson shumë edhe gjendja e Paulo Dybala, Cristian Romero dhe Papu Gomez.