Babai pëson atak kardiak, ndërron jetë edhe 2-vjeçari nga uria

Publikuar më: 17/11/2022, ora 17:32
2 vjecari 1280x720

Babai pëson atak kardiak, ndërron jetë edhe 2-vjeçari nga uria

Publikuar më: 17/11/2022, ora 17:32

Një vogëlush 2-vjeçar ka ndërruar jetë nga uria, pasi mbeti i vetëm në shtëpinë e tij pa ushqim, kur babai i tij vdiq nga një atak në zemër. Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit të kaluar në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm tani është publikuar në media.

Policia ishte lajmëruar pasi asnjë nga familja nuk kishte mundur të vinte në kontakt me të atin e djalit për më shumë se një javë.

Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Ontario, burri vdiq natyrshëm nga “sëmundjet kardiovaskulare”, ndërsa shkaku i vdekjes së fëmijës ishte uria. “Besohet se 59-vjeçari vdiq i pari dhe foshnja nuk ishte në gjendje të merrte asnjë ushqim pas vdekjes së babait të tij,” tha zyra e sherifit.

Sipas mediave lokale, burri kishte marrë kujdestarinë e fëmijës menjëherë pas lindjes së tij, ndërsa nëna e tij nuk kishte kontakt me djalin e saj.