Çmimet “frynë” tregtinë me jashtë, rriten importet dhe eksportet në tetor, zgjerohet defiçiti

Publikuar më: 17/11/2022, ora 15:36

Çmimet “frynë” tregtinë me jashtë, rriten importet dhe eksportet në tetor, zgjerohet defiçiti

Publikuar më: 17/11/2022, ora 15:36

Shqipëria shiti e bleu më shumë mallra, muajin e shkuar se një vit më parë, të paktën në vlerë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tetor u eksportuan 38.2 miliardë lekë produkte, 12.5 për qind më shumë se në njëjtin muaj të vitit të shkuar.

Fasonët, industria nxjerrëse dhe ajo automotive kanë dhënë kontributin kryesor në këtë ecuri pozitive, ndërsa eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve janë tkurrur me 3.2 për qind, kjo si pasojë e pezullimit të aktivitet nga kompanitë e nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimit të çelikut.

Pjesa më e madhe e këtyre produkteve u shit në Gjermani, Itali e Maqedoninë e Veriut, vende me të cilat eksportet pësuan rritje krahasuar me vjet, por nga ana tjetër Shqipëria eksportoi më pak produkte në Greqi, Kosovë e Spanjë.

Zgjerim kanë pësuar edhe importet të cilat, muajin që lamë pas kapën shifrën e 83.2 miliard lekëve, 8.6 për qind më shumë se një vit më parë.

Në këtë ecuri ka ndikuar kryesisht nevoja e vijueshme e vendit për të blerë energji elektrike, ndjekur nga makineritë e pajisjet e këmbimit  apo lënda e parë për manifakturën. Ndërkohë në tetor vendi ka blerë më pak produkte kimike e plastike, materiale ndërtimi apo prodhimi druri e letre.

Mospërmbushja e nevojave nga prodhimi vendas, kombinuar me çmimet e shtrenjtuara në tregjet ndërkombëtare bënë që deficiti tregtar, raporti mes importeve dhe eksporteve të zgjerohej në 45 miliardë lekë, apo mbi 380 milionë euro, 5.5 për qind më shumë se një vit më parë.

Në linj të të ngjashme me shifrat e tetorit shkojnë edhe të dhënat e marra në 10 muaj, ku çmimet e larta po rrisin tregtinë e jashtme, të paktën në një drejtim… atë të parave të qarkulluara.