Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt, dyshohet se është në Belgjikë

Publikuar më: 17/11/2022, ora 10:37
FEMIJET NE KONFLIKT ME LIGJIN frame 3011 1280x720

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt, dyshohet se është në Belgjikë

Publikuar më: 17/11/2022, ora 10:37

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së Briken Sanajt, i cili nga informacionet paraprake të siguruara nga A2 CNN dyshohet se ndodhet në Belgjikë. Vrasja e Sanajt ndodhi mbrëmjen e 30-tetorit të këtij viti pranë banesës së tij te “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për hakmarrje, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012. Në atë kohë, vëllai i viktimës, Antonio Sanaj, plagosi një person për motive banale.

Sanaj kishte më shumë se një vit që ishte rezident te “Kodra e Diellit”, ndërkohë që prej shumë njerëzish në zonë njihej me emrin Anton Gjini. Sipas të dhënave, viktima ka qenë duke mbyllur derën e garazhit dhe ka takuar më pas 2-3 shokë kur është qëlluar nga një distancë e afërt me automatik kallashnikov. Makina me të cilën udhëtonin autorët është gjetur më pas nga policia duke u djegur në zonën e Qafës së Kasharit, pranë një biznesi pllakash.