Kombëtarja ruse e futbollit rikthehet në fushë, luan miqësoren e parë me lejen e FIFA

Publikuar më: 17/11/2022, ora 10:22
rusia 1247x720

Kombëtarja ruse e futbollit rikthehet në fushë, luan miqësoren e parë me lejen e FIFA

Publikuar më: 17/11/2022, ora 10:22

Kombëtarja ruse e futbollit do të zhvillojë sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Taxhikistanit me miratimin e FIFA, pas më shumë se një viti pezullim nga të gjitha kompeticionet, për shkak të fushatës ushtarake të Moskës ndaj fqinjëve të Ukrainës.

Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin Dushanbe, fiks një vit më pas kur Rusia humbi 1-0 ndeshje ndaj Kroacisë në eliminatoret europiane për Kupën e Botës.

Rusia ishte 10 minuta pranë kualifikimit për në Botërorin e Katarit, kur mbrojtësi Fedor Kudryashov shënoi një autogol në minutën e 81, që e çoi ekipin e tij në play-off.

Kombëtarja e Putin ishte caktuar të luante një ndeshje kokë më kokë me Poloninë në mars për vendin e mbetur në Kupën e Botës, por kjo e fundit refuzoi për shkak të pushtimit që kishte nisur në Ukrainë që prej muajit mars.

Kjo ndërhyrje ushtarake detyroi shumë trupa sportive të pezullonin sportistët rusë nga shumë kompeticione të ndryshme botërore dhe europiane.